Pas vulës, Berisha i merr Bashës dhe paratë e partisë. Ja për çfarë shifrat flitet

Humbja e logos së PD-së do të shoqërohet edhe me kosto financiare për Lulzim Bashën, që tashmë duhet ti kalojë gjithçka Sali Berishës. Financat janë ende në proces transferimi, por pasi të merren në zotërim, organet e reja drejtuese do të nisin një audit të thellë.

“Ne për shkak të ligjit kemi detyrim për raportim pranë KQZ. Kjo do të thotë që për shkak se institucionet drejtuese të PD-së jo vetëm nuk i kanë poseduar llogaritë bankare, por edhe nuk kanë dijeni për veprimet financiare që janë kryer që nga momenti i marrjes në dorëzim të tyre çdo gjë do i dorëzohet një auditimi të rreptë”, shprehet sekretari për Çështjet Zgjedhore dhe Ligjore në PD, Ivi Kaso.

Shuma më e fundit që u derdh është fondi vjetor që KQZ u shpërndau partive politike. Lulzim Basha përfitoi një bonus financiar prej 1 milion euro, por pas vendimit të Apelit do të humbasë çdo të drejtë mbi PD.

“Me zbardhjen e vendimit të Apelit është Gjykata e Tiranës, regjistri i partive politike që do të regjistrojë në mënyrë automatike shkarkimin që demokratët i kanë bërë ish-kryetarit Lulzim Basha në 11 dhjetor 2021 dhe do të regjistrojë organet e reja të Partisë Demokratike. Pra, është një procedurë automatike“, shpjegon Kaso.

SHKARKO APP