Pas zhurmës mediatike reagon kandidati i PD-së: Jam i 7-ti i listës, por besimi matet me përkushtim
Kandidati për deputet Luçiano Boçi, ishte lëvizja e fundit e PD-së në listën e qarkut Elbasan për zgjedhjet e 25 prillit. Pas zhurmës mediatike që u bë për emrin që mungonte në listat e para, sot vetë Boçi thotë se nuk ka rëndësi që është në vendin e 7-të të listës. Për të, besimi tek njerëzit nuk matet me numra, matet me shpirt e përkushtim.
Postimi i plotë
Shumë amulli mediatike. Shumë shqetësime dashamirëse të miqve, mbeshtetësve e anëtarëve të Partisë Demokratike. Është e qartë dhe e thjeshtë. Jam pjesë e listave të Partisë Demokratike në qarkun Elbasan. Jam pjesë e betejës më themelore për fatet e demokracisë dhe fatet e vendit. Nder e privilegj! Falenderues për të gjithë!
Vazhdojmë së bashku rrugëtimin për të përmbushur misionin tonë, në luftë me të keqen, të ligën e të shëmtuarën e pushtetit të korruptuar e bandit rilindas, dje me protesta madhështore, sot me votë qytetare.
Jam i 7-ti i listës! Po ç’rëndësi ka?! Besimi tek njerëzit nuk matet me numra, matet me shpirt e përkushtim! Shqipëria duhet të fitojë! Me ne! SHQIPËRIA FITON! Partia Demokratike fiton!