Pasaporta false/ Pranga oficerit të policisë, dekonspiroi operacionin për goditjen e grupeve kriminale (Emri)

Një oficer policie ka dekonspiruar operacionin e koduar “One if-by land”, që çoi në goditjen e 7 grupeve kriminale që bënin pasaporta false dhe çonin njerëz në SHBA, Kanada dhe Angli.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka vënë në pranga oficerin e policisë Adriatik Bakiasi, i akuzuar për dekonspirim të operacionit. Bakiasi dyshohet se i ka çuar njoftim një pjese të grupit kriminal se do të arrestoheshin.

Burime konfidenciale pohuan se SHÇBA monitoroi operacionin e madh me kujdes me qëllim mos daljen e sekretit. Ky monitorim ka sjellë edhe zbulimin e punonjësit të policisë, i cili është arrestuar mbrëmjen e kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një mega aksion, që është shtrirë në disa qytete të vendit për goditjen e një rrjeti të strukturuar që çonte emigrantë klandestinë në SHBA dhe Kanada.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mes të ndaluarve, rreth 40, mësohet se ka dhe zyrtarë dhe efektivë policie. Operacioni u zhvillua i koordinuar në disa qarqe, për të bërë kështu të mundur arrestimin në të njëjtën kohë të pjesëtareve të grupit, ndërsa mendohet se pjesë e kësaj skeme janë më shumë se 60 persona. Qytetarët paguanin nga 15 deri në 20 mijë euro, në këmbim për të shkuar në një nga këto vende

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?