Pasaporta shqiptare e vaksinimit, ja në cilat vende është e vlefshme
Jashtë Shqipërisë lëvizet me kushte, dhe njëra është pasaporta e vaksinimit. Pasaporta e vaksinimit përmban të dhënat e përdoruesit si emër, mbiemër, një bar kod të veçantë që nuk mund të ngatërrohet me të tjerët, numrin personal të identifikimit, ditëlindjen, vendlindjen, dhe datat përkatëse kur qytetari ka bërë dozën e parë dhe dozën e dytë. Portali në e-Albania të tregon vetëm mënyrat sesi mund të merret pasaporta, por jo vendet se cilat mund të përdoret dhe ku.
Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë në vendet e BE duke përdorur një test PCR në vendet si Itali, Gjermani, Francë (të pavaksinuarit me vaksinën Pfiizer dhe AstraZeneca), Austri, Suedi, Greqi, Arabia Saudite etj. Qytetarët shqiptarë që kanë marrë vaksinën ruse dhe kineze mund të udhëtojnë në vendet si, Spanjë, Turqi, Hungari.
Komisioni Europian më herët ka përcaktuar se vendet do të mund të vendosin vetë se si do t’i përcaktojnë rregullat e turizmit. Dhe më 18 qershor Këshilli i BE rekomandoi Shqipërinë si pjesë e vendeve që mund të rifillojë lëvizjen e lirë në vendet e BE duke u nisur nga situata e qetë epidemiologjike. Edhe qytetarët shqiptarë do të duhet të shikojnë rregullat e turizmit për vendet ku shkojnë.