”Pasaportat e arta të Ramës”, Berisha: Jemi në rrezik absolut për rikthimin e vizave

Në mbledhjen me krerët e degëve të PD-së në Tiranë, Sali Berisha ndër të tjera tha edhe se vendi është në rrezik të rikthimit të vizave.

Kreu i PD-së hedh akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për të cilin thotë se nuk mendon për emigrantët, por për trafikantët.

”Jemi në rrezik absolut për rikthimin e vizave. Ky nuk mendon për emigrantët, mendon për trafikantët, për pasaportat e arta që u rrezikojnë vizat shqiptarëve. Ata kanë filluar procedurat për Maltën që e kanë vend anëtar, pse të mos e bëjnë për Shqipërinë?”,-tha Berisha.

SHKARKO APP