Pasditja sjell reshje të shkurta, temperaturat sërish të larta
Territori shqiptar vijon të jetë në ndikimin e masave ajrore të ngrohta, duke bërë që moti i kthjellët të dominojë ne ultësirën Perëndimore.
Por pritet që vranësirat të shfaqen gjatë pasdites dhe mbrëmjes duke sjell në zonat Veriore rrebeshe afatshkurtra.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do ulen në mesditë duke luhatur vlerat nga 20°C deri në 41°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë.