Pashka tragjike, aksident me vdekje në Shkodër, motori del nga rruga
Pashka tragjike, pasi një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.
Sipas të dhënave paraprake, shtetasi Z. L., 54 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe e Re, Velipojë duke drejtuar motomjetin e tij pa targa, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, drejtuesi i motomjetit shtetasi Z.L, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.