Pasi fitoi betejën me Covid-19, Yuri Kim diskuton me Celibashin për zgjedhjet e 25 prillit
Aktualitet E Martë, 23 Shkurt 2021 11:05
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka mundur që të fitojë betejën me Covid. Pas shërimit, ajo ka nisur takimet për të diskutuar ecurinë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 25 prillit. Mësohet se ditën e sotme ajo ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashin.