Pasi i mbyti gruan, lumi i shemb dhe gjysmën e shtëpisë Andrea Abrashit

 

 

Familja Abrashi në Vërdovë të Pogradecit i ka shpëtuar për pak një tjetër tragjedie nga përmbytjet.Vetëm 6 muaj pasi gruaja e Andrea Abrashit, Monika Abrashi humbi jetën ndërsa vërshimi i lumit Vërdovë e mori përpara në oborrin e shtëpisë, kësaj familje i është shembur gjysma e shtëpisë.

Në momentin e ngjarjes në banesë ishin 6 anëtarët e familjes, mes tyre tre fëmijë.I zoti i shtëpisë, Andrea Abrashi, tha për Ora News se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm dhe se në dhomën që shembi lumi flinin fëmijët.

Ai tregon se po të mos ishte në banesë muri i shembur do t’ia kishte zënë poshtë fëmijët.

SHKARKO APP