Pasi masakruan Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, Balla “garanton”: Zgjedhjet e 25 prillit do jenë me standardet më të mira demokratike

Pasi masakruan Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, duke shkelur çdo pakt të arritur edhe përmes faktorit ndërkombëtar me qëllimin e marrjeve të mandateve në tavolinë pa nisur gara, socialistët, apo më saktë, anëtarët e sektit të “rilindjes” të udhëhequr nga Edi Rama, pretendojnë se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit të ardhshëm do të jenë me standardet më të larta demokratike.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se parlamenti përmbyll sot legjislacionin që lidhet me marrëveshjen e 5 qershorit me opozitën. Balla deklaroi se zgjedhjet e 25 prillit do jenë zgjedhjet me standardet më të mira demokratike. Ai i drejtoi dhe një thirrje partive politike, PD-së dhe LSI-së.

“Sot kuvendi i Shqipërisë përmbyll gjithë legjislacionin që lidhet me marrëveshjen e 5 qershorit. Legjislacioni garanton jo vetëm zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike por do jenë zgjedhjet me standardet më të mira demokratike, manifestim i standardeve më të mira demokratike në vend. I bëj thirrje çdo partie politike që nga ky moment që hyjmë në atë 4-mujorin e procesit parazgjedhor të heqë dorë nga retorikat e panevojshme të cilat nuk i bëjnë mirë procesit zgjedhor. I bëj thirrje PD dhe LSI ta përshëndesin votimin e kuvend të të gjithë kuadrit ligjor që lidhet me respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit se duke mos qenë në Kuvend, deputetët e kanë mbështetur. Falë marrëveshjes me opozitën parlamentare kemi mundësinë që me zgjedhjet e 25 prillit të votojnë jo vetëm për partinë, por dhe kandidatët. Është hera e parë në 30 vite që qytetarët shqiptarë nuk votojnë vetëm për partinë por dhe kandidatin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dua t’ uroj gjithë deputetëve gëzuar festat, t’i uroj popullit shqiptar gëzuar Vitin e Ri 2021 dhe Krishtlindjet për besimtarët, qoftë një vit i mbarë”, deklaroi Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?