Pasi mori 650 milionë euro borxh, Rama i kthehet Tabakut: Doni, s’doni ju, eurobondi sukses kuptimplotë

Kryeministri Edi Rama nuk i ka mirëpritur reagimet e opozitës lidhur me borxhin prej 650 milionë eurosh të marrë nga qeveria shqiptare.

Përmes rrjeteve sociale, Rama thotë se eurobondi ishte një sukses kuptimplotë.

“Përmbahu zonja Tabaku, përmbahu sepse gjuha e akuzave dhe fyerjeve nuk është as argument, as shembull qytetarie në një shoqëri që ka nevojë për t’u pastruar në gjak e në mendje nga helmi i fjalëve të rënda, të cilat prej vitesh janë bërë buka dhe djathi i tregut të politikës…

Swiss Digital Desktop Reklama

Doni s’doni ju Eurobondi ishte një sukses kuptimplotë, përmbajtja e të cilit është pasqyrë e qartë e zbrazëtisë së propagandës politike-mediatike kundër qeverisë dhe në fakt, kundër vetë Shqipërisë që ju e tregoni përditë si ferrin mbi tokë! Shqipëria dje triumfoi, doni s’doni”, shprehet Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?