Pasi mori drejtimin e grupit, Murrizi kërkon vendin e Hajdarit edhe në Komisionin e Reformës
Pas shkarkimit nga kreu i grupit parlamentar opozitar Rudina Hajdarin, deputeti Myslym Murrizi kërkon dhe zëvendësimin e saj si bashkëkryetare në Komisionin për Reformën Zgjedhore.
Në një deklaratë për mediat pas daljes nga kryesia e Kuvendit ku morën pjesë në mbledhjen online të Komisionit për Reformën Zgjedhore, Murrizi thotë se në vend të saj duhet të vendoset vetë ai.
Murrizi: Nuk është shkarkim. E kemi protokolluar një kërkesë për zëvendësimin e bashkëkryetares. Me vullnet të 8 deputetëve të grupit parlamentar dhe me mbështetje të dy grupeve të tjera parlamentare opozitare. Zëvendësimi i zonjës Hajdari. Në vend të zonjës Hajdari të jetë Myslym Murrizi.Nisur nga ngjarjet e fundit e Këshillit Politik.