Pasi na mbuloi dëbora, si do jetë parashikimi i motit në vazhdim

Shumë i gëzuan dëborës që ra mbrëmjen e shkuar. Por nuk do të ketë më reshje as shiu as dëbore në ditët në vazhdim.

Moti do të jetë i qëndrueshëm, por temperaturat do jenë shumë të ulta. Në zonat e ulëta dhe bregdetare do arrijnë deri në -10 gradë celsius, ndërsa në ato veriore, 4 gradë më të ulta.

Nga dita e nesërme do të ketë diell dhe vransira të pakta, por vishuni mirë, që të përballoni të ftohtin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?