Pasi u furnizua me gaz makina shpërtheu në flakë. Shpëtojnë shoferi dhe pasagjeri, policia jep detajet
Një makinë është shkrumbuar në flake në aksin kombëtar Korçë-Pogradec, në afërsi të Maliqit.
“News 24” zbardh të tjera detaje mbi ngjarjen, ku mësohet se automjeti është përfshirë nga flakët fill pasi është furnizuar me gaz në një pikë karburanti.
Zjarri ka shkaktuar panik te drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët janë shprehur se kanë dëgjuar tre shpërthime të njëpasnjëshme e për pasojë kanë humbur kontrollin duke dale nga rruga.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe zjarrfikësja, megjithatë makina është shkrumbuar totalisht.
KOHA JONË SONDAZH

