Pasi vendosi hetimin në gjendje të lirë, gjykata pezullon nga puna 4 “policët e drogës”
Gjykata e Vlorës krahas vendimit të marrë për detyrim paraqitje ka vendosur tashmë dhe pezullimin nga detyra të efektive të policisë në komisariatin e Himarës.
Gjykata e Vlorës ka vendosur pezullim nga detyra të Ilir Kadëna inspektor krimesh në Himarë, Artur Veshaj shefi krimeve në komisariatin e Himarës, Arjan Tase shef komisariati Himarë si dhe Alem Llanaj punonjës policie në Himarë.
Të katërt efektivët sëbashku me David Fakaj që ndodhet në paraburgimin e Vlorës nën masën e sigurisë “arrest me burg” kanë qënë të përfshirë në dosjen prej 41 shtetasish dhe 6 efektivësh të arrestuar ditën e hënë ne disa fshatra të Vlorës.
Vendimi është marrë nga e njëjta gjyqtare, Elona Mihali.