Pasi v**u gruan, Eduardi shkon në market dhe blen birra: Ma hap pak televizorin, dua të shoh lajmet

Shqiptari Eduart Denaj i mori jetën gruas, Enkelejda Denaj dhe më pas ka vijuar sikur të mos kishte bërë gjë. Ngjarja shokuese ka ndodhur në Athinë. Ai i ka zënë pritë në rrugën që e dinte që ajo kalonte për të shkuar në punë, rreth orës 5 të mëngjesit, dhe e ka masakruar me thikë.

Pas krimit autori ka shkuar në një hotel, ka qëndruar disa orë, ndërsa para se të dilte, i ka kërkuar recepsionistes që t’i ndizte televizorit, për të parë lajmet. Me siguri po kërkonte të dinte nëse mediat kishin nisur të flisnin për krimin që ai kishte kryer.

Më pas ka dalë nga hoteli dhe ka ecur për rreth një orë me këmbë, ku ka ndaluar më pas një market. Me një qetësi të frikshme, ai është futur brenda, ka blerë disa birra dhe është larguar.

VIDEO

SHKARKO APP