Pasi v**u gruan, shqiptari shkoi në hotel dhe pa lajmet. Vëllai: Kur ishte shtatzënë…

“E vrava dhe nuk pendohem”, kjo është deklarata gjakftohtë që dha për policinë 50-vjeçari shqiptar, Eduart Denaj që masakroi për vdekje gruan e ti, Enkelejda Denaj në Athinë.

Denaj ka thënë edhe se gruaja e tij po “i hante paratë” dhe se kishte lidhje me burra të tjerë përgjatë viteve. Ai po ashtu ka deklaruar: Nuk mund ta shihja të dashurin e saj duke bërë xhiro me makinë, kishte edhe foto në Facebook. 

Mediat greke shkruajnë se pas vrasjes, 50-vjeçari i relaksuar sikur s’ka ndodhur asgjë ka shkuar në një hotel dhe ka ndezur televizorin për të mësuar se çfarë thuhej për krimin e bërë nga ai.

Vëllai i 40-vjeçares është i shokuar, ndërsa varrimi i saj do të bëhet në Shqipëri. Duke folur për median greke protothema.gr, vëllai përmendi torturat që po kalonte motra e tij, ku edhe kur ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë.

“Ai e kërcënonte vazhdimisht, ishte i dhunshëm dhe ndërsa kishte tre ankesa për dhunë, kishte mbi 40 incidente. Ai e kishte kërcënuar disa herë me thikë dhe kur ishte shtatzënë me fëmijën e parë, i kishte futur kokën në zbardhues. Vazhdimisht kërcënonte edhe fëmijët, pinte shumë dhe nuk dinte se çfarë bënte”, tregon ai.

SHKARKO APP