Pasiguria në rrugë, problemet në akset kryesore të vendit

Barriera në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Durrës është një nga elementët më të rëndësishëm të sigurisë rrugore por sipas ekspertëve është jashtë standardit për shkak të lartësisë së ulët. Për ekspertët, edhe sjellja e drejtuesve të mjeteve është element shumë i rëndësishëm në sigurinë rrugore. Sipas INSTAT-it, gjatë muajit mars u regjistruan 127 aksidente, 105 prej të cilëve kishin si shkak sjelljen e drejtuesit të automjetit.

”Kjo është jashtë standardeve dhe mund të dallohet shumë lehtë me pjesën tjetër të rrugës, që vazhdon më tej për në Durrës apo te mbikalimi i Kamzës. Njëkohësisht, këtu paraqet një lloj rrezikshmërie edhe për mjete që mund të lëvizin me shpejtësi në raste aksidenti, pasi mund të kalojnë në krahun tjetër. Po ashtu ka një problematikë në shkëmbimin me drita, sidomos natën, mes mjeteve për arsye të shkurtësisë”, thotë Fatmir Hasho, ekspert i sigurisë rrugore.

Problemet me sinjalistikën rrugore shtohen edhe më shumë në rrugët interurbane dytësore, si ajo që lidh Tiranën me Fushë Krujën. Eksperti e vendos theksin te mungesa e sinjalistikës. ”Sinjalistika horizontale mungon totalisht dhe të gjitha hyrje-daljet, qoftë të bizneseve, qoftë të rrugëve jokryesore, që shkojnë në brendësi të lagjeve, janë të papajisura me sinjalistikë, qoftë horizontale, ashtu dhe vertikale. Vendkalimet e këmbësorëve pothuajse mungojnë, me përjashtim të një mbikalimi, i cili është në distancë të konsiderueshme dhe i detyron ndoshta njerëzit për të kaluar nga njëri krah i rrugës në tjetrin të dalin në rrugë. Në shumë raste të tilla ka pasur aksidente rrugore”,-tha më tej eksperti Fatmir Hasho.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetë, për herë të parë Shqipëria nisi në shtator 2018 zbatimin e sistemit të rrugëve me pagesë, përmes dhënies me koncesion të mirëmbajtjes së segmentit Milot-Morinë, ku tarifat janë 5 euro për veturat dhe 22.5 euro për kamionët, sërish ndër më të lartat në Europë. Në shtator pritet të hapet tenderi për të zgjedhur fituesin për zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës dhe pas përfundimit të saj dhe rikonstruksionit të rrugës Tiranë-Plepa, autostrada me trafikun më të madh në vend do të bëhet me pagesë, tarifa e të cilës ende nuk dihet dhe gjithçka do të vendoset pasi të shihen të gjitha ofertat. Juristët kanë pohuar se këto taksa mund të ankimohen në gjykatë, për shkak se cenohet parimi kushtetues se nuk mund të paguhen më shumë se dy lloje taksash për të njëjtin funksion.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?