Pasiguria në vend, Noka: Rama pakt me me krimin dhe mafian
Ish ministri i brendshëm Flamur Noka, përmes një video-postimi në rrjetet sociale, reagon lidhur me gjendjen e sigurisë në vend.
I nxitur nga ngjarjet e djeshme, kryesisht atentati me eksploziv në Tiranë, Noka shprehet se kryeministri Edi Rama është në pakt me krimin dhe mafiaan për ti ushqyer, furnizuar por për të mos i prekur.
“Luftë po. Por jo kundër krimit por kundër opozitës dhe qytetarëve. Me krimin e mafien pakt për ti ushqyer, fuqizuar e për të mos i trazuar. Efektet i vuajnë qytetarët. 25 Prilli dita për ti dhënë fund”, shkruan Noka në reagimin e tij.
Ditën e djeshme, vendi u trondit nga 3 ngjarje të rënda kriminale.
Në orët e para të mëngjesit, një 33-vjeçar u gjend i vrarë në Rrogozhinë. Gjatë pasdites një 31-vjeçar vrau me armë zjarri kunatën e tij, ngjarje e ndodhur në Bathore, ndërsa pak minuta më pas, në Tiranë, iu bë atentat me eksploziv shtetasit Preng Gjini.
Videoja e publikuar nga Noka: