Paskal Milo: Më mirë se Miranda nuk e përfaqëson dot Prrenjasin askush

 

Partia Demokracia Sociale ka hapur fushatën në bashkinë e Prrenjasit. Kryetari i saj, prof.dr. Paskal Milo, ka kërkuar mbështetjen e kandidates “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, Miranda Rira.

Në fjalën e tij, prof. Milo theksoi se “është në traditën e fushatave elektorale që ne të vijmë këtu në Përrenjas për të kërkua mbështetjen për kandidaten tonë Znj Rira.”

Politikani dhe historiani i njohur shprehu mirënjohjen për gjithë të pranishmit. “Ne si parti dhe si koalicion e kemi në traditë që zgjedhim atë person që na përfaqëson më mirë dhe unë jam i sigurt se më mirë se Miranda Rira, Përrenjasin nuk e përfaqëson askush, tha Milo.

Unë i shpreh tërë mbështetjen tonë si parti politike kandidates së përbashkët, zonjës Rira, por dhe kërkojmë nga ana juaj mbështetje në maksimum. Unë jam i bindur që e gjithë bashkia e Përrenjasit do ta votojë Mirandën, pasi është një nga kandidaturat më me potencial dhe një intelektuale e nderuar dhe vetëm ajo mund ta çojë Përrenjasin në drejtimin e duhur”, tha Milo.

Kryetari i PDS u bëri thirrje banorëve që, për më shumë investime më shumë punësim dhe për një jetë më të mirë në Përrenjas, ata duhet të votonjnë Mirandën.

“Unë dua të them se forca e gruas është shumë më e fortë se sa e jona, e burrave, për të qeverisur dhe drejtuar, ndaj këtë herë Përrenjasi duhet të thyejë këtë tabu dhe të ketë një zonjë të nderuar si kryetare bashkie”. Ndërsa vetë kandidatja, Miranda Rira, tha se ndjehet shumë e nderuar që po i nderon me pjesëmarrjen e tij historiani i mirënjohur, profesor Paskal Milo.

“Unë jam kandidatja e 37 partive e kryesuar nga PS dhe LSI dhe sot na nderon një nga krerët e partive të koalicionit, kryetari i PDS, z. Milo, i cili më shpreh të gjithë mbështetjen e forcës së tij politike. Në ditët në vijim ne do të kemi dhe takime nga krerët e tjerë politikë dhe unë dua të shpreh falenderim për të gjithë mbështetjen që këto 37 parti më japin”, tha Rira.

“Ne jemi shumë forca politike të bashkuara në këto zgjedhje dhe jam e sigurt që do të triumfojmë me fitoren tonë të thellë e të përbashkët”, tha kandidatja Rira, duke shtuar se “ne jemi bazuar në vepra dhe me vlera, jo vetëm në Përrenjas, por në të gjithë Shqipërinë. Më vjen mirë që në këtë sallë shikoj nga të gjitha moshat, të rinj, burra, gra e vajza. Kur isha deputete, kam lobuar fort që 50% e këshillit të ishim ne, gratë, dhe ja arritëm”.

Miranda Rira u shpreh besimplotë që do ta votojnë si kryetare e re e bashkisë së Përrenjasit dhe të gjithë bashkë do ta çojnë këtë qytet në drejtimin e duhur.

SHKARKO APP