Paskal Milo: SHBA-të dhe BE kanë rezerva për ”Open Balkan”

Paskal Milo i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për nismën e ”Open Balkan”, duke e konsideruar një ide shumë të mirë, por me vështirësi të mëdha. Milo tha se SHBA-të dhe BE, kanë rezerva për këtë nismë, veçanërisht për faktin se janë vetëm tre vende që janë përfshirë.

“Kam ndjekur reagimet e përfaqësuesve amerikanë, Escobar shfaqi rezerva për Ballkanin e Hapur. Amerikanët nuk e kundërshtojnë ballazi dhe të gjithë e mbështesim si ide, por ai shfaqi rezerva.

Për sa kohë nuk janë vendet e tjera, e ardhmja e kësaj nisme është e dyshimtë. Po kështu edhe BE.

Përfaqësues të BE janë shumë të rezervuar për ta mbështetur hapur sepse e dinë se ka një pikëpyetje, sepse është një proces i paplotë, sa kohë është gjysmak, nuk garanton sukses. Ideja është shumë e mirë, por vështirësitë janë të mëdha”.

SHKARKO APP