Pasojat e eksplozivit në shtëpinë e ish-basketbollistit (Video)
Këto janë pasojat e eksplozivit që shpërtheu gjatë natës në derën e shtëpisë së ish-basketbollistit Nikolin Arrës në Shkodër.
Dëmet janë të mëdha, sikurse shihet, por viktima nuk ka pasur pasi Arra jeton në SHBA. Dy shpërthime me telekomandë u bënë njëri pas tjetrit në lagjen Qafë Hardhi në orën 2:30.
Por Nikolin Arra ka punuar edhe si inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave në Shkodër ku në korrik të 2015 është arrestuar gjatë operacionit ‘Evazioni’ për mosmarrje të masave të duhura administrative ndaj subjekteve tregtare që ushtronin aktivitet tregar në kundërshtim me ligjet tatimore.
Kjo ngjarje vjen vetëm disa orë pas të shtënave me armë që tronditën Shkodrën mbrëmjen e kaluar ku u plagos aksidentalisht në pedonalen e qytetit ‘Kolë Idromeno’ një 35-vjeçare kalimtare.