Pasojat e koronavirusit, Spaho: Është rritur papunësia dhe varfëria
I ftuar në hapësirën e intervistës në Ora News, nënkryetari i PD-së Edmond Spaho, ka folur rreth diskutimit online që u mbajt sot me kryetarët e degëve të kësaj partie.
Ai deklaroi se qeveria edhe pse refuzoi disa nga alternativat e opozitës për situatën e pandemisë, u detyrua t’i pranonte.
Spaho nënvizoi faktin se gjatë diskutimit, kryetarët e degëve të PD-së thanë se është rritur ndjeshëm papunësia, varfëria dhe se ndihma e qeverisë është e pamjaftueshme.
“Kemi pasur një diskutim shumë të gjatë sot me të gjitha degët tona nëper rrethe. PD ka qenë shumë aktive në këtë situatë, në dhënien e alternavae që janë hedhur poshtë nga qeveria dhe më pas janë pranuar. Ne kemi kryer funkionin tonë si opozitë për të qenë kontrollues të mazhorancës dhe për të bërë publike të gjithë atë veprimatri që ne e kemi konsideruar si jo transparente.
I keni parasysh të gjitha denoncimet për keqmenaxhimin të sektorit të shëndetësisë, të ndihmave, tenderave që janë zhvilluar me fonde të vëna në dispozioncion për të luftuar pandeminë. Jemi përpjekur si opozitë për t’i qëndruar pranë familjeve në nevojë, jemi angazhuar në shpërndarjen e ndihmave. Një ndihmë sado e vogël për qytetarët. Kryetarët e degëve na theksuan se ka një rritje të konsiderueshme të papunësisë, varfërisë dhe mbështetja nga ana e qeverisë është e pamjaftueshme”, u shpreh Edmond Spaho.