Pasojat e tërmetit, arkitekti italian Ramës: Të rindërtohet duke u parë nga e ardhmja, jo ashtu siç ishin
Arkitekti italian, Stefano Boeri tha se zonat e prekura nga tërmeti nuk duhet të rindërtohen ashtu siç ishin.
Gjatë inaugurimit të përurimit të veprës “La Radura” ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ai tha se është e rëndësishme të shihet në të kaluarën për të kuptuar sensin e komunitetit dhe ritmet e jetës së tyre dhe jo të ndërtohen hapësira identike.
Ndërsa u shpreh i lumtur që është pjesë e këtij projekti të madh.
Stefano Boeri: “Sforco që po bëhet në Shqipëri është shumë e rëndësishme dhe sifda është të tregojmë që mundet të ndërhyjmë në mënyrë të shpejtë me një rindërtim i cili kapërcen fazën e emergjencës së përkohshme.
Emergjenca e përkohshme është hipokrizi sepse ndërtohen keq strukturat që qëndrojnë ato 20, 30 vite.
Sot kemi instrumentet, teknologjinë dhe aftësitë për të riaktivizuar një ndërtim solid, të vazhdueshëm në kohë të shpejtë duke përdorur materiale si druri, çeliku e gëlqere.
Tërmeti lind nga toka, ku jemi mësuar të ecim. Kjo ndjenjë tradhtie është një nga gjërat më e vështira për tu kaluar. Kjo ndjesi që të kesh të bësh me familje që kanë qenë të prekura dhe që ndihen të tradhtuar nga toka e tyre është gjëja më e vështirë për tu kuptuar.
Ka dy reagime të menjëhershme, njëra është stop nuk vij më mjaft ose kemi sipas meje është një shpresë e dytë ndoshta e pamundur të rindërtojmë gjithçka aty ku ishte dhe ashtu siç ishte. Pra të rindërtohet në mënyrë identike duke bërë sikur harruam atë çfarë ndodhi që në pak sekonda mori dhjetëra jetë njerëzish. Mendoj se sforco për të rindërtuar duhet të shoh në të kaluar për të kuptuar sensin e komunitetit, të popullatave, vendet publike, ritmet e jetës. Ajo duhet rindërtuar dhe jo hapësira identike. Duhet të ketë vështrim edhe në të ardhmen sepse kur ndërtojmë marrim përsipër një sfidë të re. Jam i lumtur që jam pjesë e kësaj sforce dhe ndihemi pjesë e këtij projekti të madh.”