Pasojat e tërmetit në Jug, disa banesa të dëmtuara
Tërmeti që tronditi mbrëmjen e sotme jugun e Shqipërisë duket se ka lënë pasoja.
BalkanËeb mëson se ka pasur 4 banesa të dëmtuara lehtë si dhe një shtëpi e dëmtuar rëndë në fshatin Kuç.
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në jug të vendit rreth orës 19:27.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 6 km në lindje të Himarës. Tërmeti është ndjerë edhe në Vlorë, Sarandë e Gjirokastër.
Sipas IGJEUM lëkundjet kanë qenë të shkallës 4.7 ballë në thellësi 10 kilometra.
“Termeti eshte shoqeruar me nje pasgoditje me magnitude 4 rihter me koordinata 39.95 veri dhe 19.7 lindje me thellesi 33km dhe epiqender ne detin Jon”- sqaron Ministria e Mbrojtjes në njoftimin e saj.
KOHA JONË SONDAZH

