Pasojat e vitit pandemik, shitjet e apartamenteve në krizë
Ndërtimi i pallateve, veçanërisht në zonën historike dhe përgjatë Lungomares në Vlorë, vitet e fundit ka bërë që tregu imobiliar i shitjes së apartamenteve, të jetë një nga më vitalët në Vlorë.
Ashtu si në shumë fusha të tjera të biznesit edhe ky treg përgjatë një viti pandemik po përballet me mjaft vështirësi. Një prej agjentëve të shitjeve konfirmon se ky treg në vitin 2021 ka arritur në nivelin thuajse zero, pra asnjë shitje apartamentesh.
Emigrantët shqiptarë, si dhe shtetasit e huaj, kryesisht ata italianë, janë personat që kanë patur më shumë kërkesa dhe interesa për të blerë apartamente në zonat historike dhe turistike të Vlorës. Agjentët e shitjeve shpresojnë në rihapjen e kufijve dhe lëvizjes së lirë në mënyrë që edhe ky treg të rimarrë gjallërinë e duhur.