Pasojat nga përmbytjet, ISHP nis dezinfektimin në Tiranë, Durrës dhe Lushnje

Në zonat ku ka patur përmbytje do të nisë dezinfektimi nga autoritetet shëndetësore. Shefi i Departamentit të Mjedisit në ISHP, Arben Luzati, thotë së nga përmbytjet ka patur probleme edhe rrjeti Ujësjellës, por situata është vënë në kontroll.

Autoritetet shëndetësore do të nisin dezinfektimin në zonat ku ka patur përmbytje, në Tiranë, në Durrës, Shijak dhe në Çermë të Lushnjes.

Kjo nisëm vjen pas konstatimit nga ekspertët e ISHP se në këto zona ka burime potenciale infeksioni për shkak të dëmtimit të rrjetit Ujësjellësit dhe ngordhja e bagëtive.

Arben Luzati: Ka një rrisk që duhet vlerësuar dhe prandaj janë këto masat e reabilitimit, duhet të fillojë proçesi i dezenfektimit të terrenit, duhet të kemi një furnizim të plotë me barna për ata njerëz dhe OBSH raporton se grumbullohen shumë veta në një banesë ngaqë janë përmbytur. Është rrezik toksikimi me monoksid karboni duke përdorur gjeneratorë të ndryshëm dhe mënyra të ndryshme ngrohje. Mund të vdesin natën nga intoksikimi, ndaj duhet të ajrosen herë pas herë nëse ka mbigrumbullime njerëzish.

Shefi i Departamentit të Mjedisit në ISHP, Arben Luzati, thotë se problematika më të mëdha janë ndeshur në sistemin e Ujësjellësit.

Arben Luzati: Instituti i Shëndetit Publik ka një plan emergjencash, ka pasur një ndotje të lehtë në të gjitha pikat e monitorimit të qytetit të Peshkopisë, por me datë 10 cilësia e ujit është përmirësuar. Problem tjetër ka qenë ndotja e pusit të çpimit në Fushë Krujë. Nga Fushë Kruja dhe Fushë Kuqja merr ujë qyteti i Durrësit dhe Shijakut. Pus shpimi i Fushë Krujës ka rezultuar me ndotje të lartë bakteriale. Ka pasur problem në Cërrik, është përmbytur Ujësjellësi.Probleme në Çermë, është përmbytur Ujësjellësi.

Duke iu referuar situatës së përmbytjeve në të gjithë botën, sipas OBSH-së nëse 2/3 e personave humbin jetën nga vërshimi i ujit në rrugë apo në banesa, 1/3 vdesin për shkak të infeksioneve nga kontakti me ujin e ndotur, pas përmbytjeve.

SHKARKO APP