Pasojat nga përmbytjet, ministri Salla takohet me fermerët e Maliqit: Fond 52 milion euro për mbështetje
Ministri i Bujqësisë, Andis Salla ka zhvilluar një takim me fermerët e bashkisë Maliq të cilët ditën e sotme kanë zhvilluar një protestë. Gjatë protestës ata kanë kërkuar një takim me ministrin takim që u realizua vetëm pas mbylljes së një sërë takimesh që ministri i zhvilloi në qarkun e Korçës. Salla u shpreh se gjatë përmbytjeve të fundit, argjinaturat e dëmtuara janë riparuar dhe qeveria planifikon investime të reja për të parandaluar përsëritjen e dëmeve. Ai shtoi se projekti për përmirësimin e zonave problematike është gati, dhe se me buxhetin e ri do të sigurohet që të gjitha investimet për argjinaturat të jenë të përfshira.
”Ne e kemi diskutuar edhe me bordin edhe me bashkinë, kemi qenë me kryetarin në vazhdimësi të kontakteve edhe gjatë dëmeve të cilat janë shkaktuar gjatë përmbytjeve të fundit dhe ne do të shohim për të investuar të gjitha argjinaturat që janë dëmtuar në mënyrë që mos përsëritët më tek këto çarjet që kanë ndodhur në gjithë Shqipërinë. Ka pasur një problematikë ndaj argjinaturës që ka pasur një çarje e cila është menaxhuar nga ana e bordit dhe kullimit në kohë rekord në mënyrë që ne të bënim një ndërhyrje të shpejtë për ta mbyllur si çarje, e kemi mbyllur dhe nuk ka asnjë problem tashmë por kërkon një investim dhe ne tashmë projektin e kemi gati që të kemi një ndryshim në këtë zonë që ne kemi pasur problematika në nëntor dhe janar. Me buxhetin e ri ne do ta diskutojmë dhe rishikojmë me strukturat tona në ministri në mënyrë që të gjitha çarjet, investimet që kërkon argjinatura të jenë të parashikuara nga buxheti”, tha ai.
Ministri gjithashtu njoftoi një fond prej 52 milion eurosh për mbështetjen e fermerëve, pjesë e skemës kombëtare të AZHBR-së, për të siguruar përfitime nga shteti dhe për të përmirësuar sigurinë ushqimore. Ministri theksoi se qeveria ka hartuar një paketë financiare për të mbuluar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit, duke u siguruar që fermerët të mbështeten plotësisht.
”Ne kemi filluar një dëgjesë me fermerë gjë e cila është për skemën kombëtare të investimeve të AZHBR-së pra ne kemi një fond prej 52 milion eurosh për femërët në mbështetje të tyre për ti dhënë mundësi të kenë përfitime nga shteti siç është skema kombëtare. Po i dëgjojmë, po i pyesim si janë problematikat e tyre, çfarë sugjerimesh kanë për skemën e re dhe çfarë duhet të përshtasim ne sipas legjislacionit që kemi fuqi dhe përshtatjes ndaj BE-së në mënyrë që ne të jemi gati në 2027 jo vetëm për orientimin e fermërve por edhe ndaj mbështetjes së tyre dhe sigurinë ushqimore.
Unë nuk e kuptoj pse është me kosto më të lartë dhe nuk e di këtë pyetje me çfarë kuptimi e ke për këtë kosto më të lartë, kur ne jemi duke i mbështetur fermerët, të gjithë fermerët. Ne kemi bërë një përfitim për 65 mijë fermerë në territorin e Shqipërisë, i cili është rritur vit pas viti, sepse ne kemi rritur buxhetin çdo vit për mbështetjen e tyre, në mënyrë që ata ta ndiejnë. Ne e kemi futur edhe këtë vit, nga 1 janari deri më 31 dhjetor, mbështetjen në skemën 10% të faturimit të tyre. Pra, nuk ka nevojë për procedura apo angazhime të ndryshme, siç kemi pasur më parë edhe në takimet që kemi zhvilluar, por me faturat e tyre periodikisht do të depozitohen pranë drejtorive tatimore dhe do të marrin 10% të faturimit të tyre. Kjo është futur si paketë, si mundësi dhe si mbështetje, por edhe ndaj AZHBR-së, me të cilën ne i mbështesim me masa të ndryshme, ku ata duhet të përfitojnë. Për këtë arsye jemi sot këtu për të dëgjuar dhe do të jemi në të gjithë territorin e Shqipërisë, me qëllim që fermerët të japin sugjerime dhe të kërkojnë.
Në me bashkitë në tërësi dhe me emergjencat civile me Ministrinë e Bujqësisë, ne jemi ende duke bërë evidentimin në terren, për të bërë gjithë vlerësimin e duhur. Sapo të kemi të gjithë pasqyrën e plotë të dëmeve dhe gjithë informacionin që do të marrim nga bashkitë për zonat përkatëse, do të veprojmë menjëherë me vendim qeverie për të mbështetur fermerët. Jo, jo, absolutisht jo. Unë mendoj se e keni dëgjuar Kryeministrin, që ne kemi hartuar një paketë financiare për mbështetjen e të gjitha dëmeve që janë shkaktuar nga përmbytjet e fundit”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

