Pasojat nga tërmetet/ Pacientët po lihen të vdesin në spitale, qytetarët vjedhin ushqime nga marketet

10 rajonet e Turqisë të prekura nga tërmtet shkatërruese janë në kaos. Pacientët e shtruar në spitalin shtetëror turk po “lihen që të vdesin” pasi stafet mjekësore janë larguar.

Banorët e Antakya-s, pranë kufirit me Sirinë kanë nisur të plaçkitin supermarketet pasi janë lënë pa ushqim, një çati ku të fusin kokën apo ndihmë.

Ekipe vullnetare janë duke përdorur matrapikë dhe mjete të tjera pune në tentativë për të ndihmuar njerëzit e zënë poshtë gërmadhave. Shumë njerëz në këtë provincë ndihen sikur janë harruar, dhe që nuk kanë marrë ndihmë dhe vijojnë të mos e marrin ndihmën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Antakya është një zonë e varfër e Turqisë në të cilën ndodhen një numër i madh refugjatësh sirianë të mbetur të pastrehë nga lufta civile matanë kufirit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?