Pasojat nga tërmeti, “arrest me burg” për të shpallurit në kërkim në Durrës, mes tyre ish-kreu i ALUIZNI-it

Gjykata e Durrësit ka caktuar në mungesë masën ‘arrest me burg’ për disa persona të shpallur në kërkim në sajë të mega-operacionit të ndërmarrë në këtë qytet pak kohë më parë në lidhje me pasojat e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘BalkanWeb’ se me kërkesë të prokurorisë, është kërkuar burg për ish-kreun e ALUIZN-it Flamur Gjuzi, Artur Çelën, Skerdiliad Bellon si dhe Artemis Malkon.

Po ashtu, e njëjta masë është kërkuar dhe për Rasim Shehun dhe Aldo Dakavellin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?