Pasojat nga tërmeti, shkon në 136 numri i personave të plagosur

Raportohet se deri më tani janë 136 persona me dëmtime të rënda dhe të lehta po marrin ndihmë në spital. Qytetarët janë dëmtuar si pasojë e tërmetit me magnitutë 6.4 që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ndërkohë, raportohet se 6 persona janë paraqitur me plagë edhe në spitalin e Lezhës.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se janë të paktën 75 persona që po kanë marrë dhe po marrin mjekin në spitalin e Traumës në kryqytet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri më tani është konfirmuar për një viktimë në Kurbin, i cili ka rënë nga ballkoni gjatë lëkundjeve të tërmetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?