Pastor Akil Pano: Kemi braktisur fëmijët, shohin modelet që i tjetërsojnë

Pastor Akil Pano flet për rolin e institucioneve në formimin e një shoqërie të shëndetshme dhe theksoi mungesën e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të edukimit dhe kulturës. Sipas tij, shumë institucione edukimi nuk po arrijnë të ofrojnë një arsim të mirëfilltë që të mundësojë zhvillimin e fëmijëve në mënyrë të drejtë.

”Çështja është shumë komplekse. Institucionet e edukimit, fatkeqësisht nuk edukojnë ashtu siç duhet të edukojnë, institucionet e kulturës që në fakt në vend që të induktojnë kulturë. fatkeqësisht hera herës bëjnë të kundërtën. Kemi të bëjmë me një mungesë të theksuar të bashkëpunimit institucional. Nga ana tjetër i kemi braktisur fëmijët. Fëmijët tanë janë lënë në oqeanin e dhimbjes, të boshatisjes, janë tërësisht të dorëzuar në disa modele që synojnë me vrull tjetërsimin e tyre, modele reperësh, të fortësh, që në njëfarë mënyre propozojnë sukses dhe famë, ndërsa fëmijët nuk kanë modele të shëndetshme, që nuk lidhen me atë fasadën vanitoze”, tha pastor Akil Pano në A2.

Një tjetër pikë e rëndësishme që Pano theksoi ishte mungesa e pranisë aktive të shtetit, duke e cilësuar këtë si një faktor që lejon rritjen e kriminalitetit. Në fund kërkoi një bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet institucioneve të ndryshme, për të ofruar fëmijëve modele të shëndetshme dhe për t’i mbrojtur ata nga ndikimet negative që mund të çojnë në dhunë dhe kriminalitet.

SHKARKO APP