Pastori që u bë deputet vizaton rrushin në Kuvend, Flutura Açka: Kjo që po bëni është seksizëm

Deputetja e PD-së Flutura Açka i ka tërhequr vëmendjen disa prej kolegëve të saj të mazhorancës, për vizatimin e frutit të rrushit që bënë në një fletë, në seancën e kësaj të mërkure. Pa përmendur emra, por që në të vërtetë e kishte me Taulant Ballën dhe Toni Gogun, Açka tha se i bëri përshtypje një veprim i tyre, që mund të ketë qenë në sensin e humorit, por që sipas saj ishte seksizëm i pastër.

“Më bëri përshtypje një dizajn që bënë kolegët e mi, mund ta ketë kapur edhe kamera, sigurisht që mund të jetë në kuadrin e humorit, por është seksizëm i pastër. Po flasim për verën, unë mendoj që nuk janë dehur, po mendoj se po flasim dhe nuk po pimë. Herë tjetër bëni kujdes”.

Pastori që u bë deputet, Toni Gogu dhe kryetari i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ata të cilët ngritën lart një letër në të cilën ishte vizatuar një rrush, si për të theksuar se duhet të flitet në sallë për këtë projektligj.

SHKARKO APP