Pastrimi i plazheve, aksioni sot ndalet në Tale të Lezhës

Agjencia Kombëtare e Bregdetit, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, vijuan në Tale të Lezhës aksionin për pastrimin e plazheve. Në rrjetin social ‘facebook’ ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj postoi foto të plazhit të Tales, ndërsa komentoi se aksioni për pastrimine plazheve vazhdon.
“Aksioni për pastrimin e plazheve vazhdon.

Punë e shkëlqyer për t’i dhënë plazhit të Tales në Lezhë, pastërtinë dhe rregullin që ]do plazh përgjate vijës bregdetare shqiptare do të ofrojë këtë sezon”, shkruan kreu i MEZHETTS-së.

Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka punësuar 300 punonjës sezonale, me qëllim pastrimin dhe mirëmbajtjen e stacioneve të plazheve gjatë sezonit turistik. Çdo ditë aksioni vazhdon në plazhe të ndryshme nga veriu në jug të vendit, sipas shpërndarjes së grupeve të punës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë ministria e Ekonomisë dhe Turizmit ka publikuar edhe masat për sezonin turistik.

Swiss Digital Mobile Reklama

MZHETTS ka filluar pastrimin e plazheve përmes Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, në kushtet kur pushteti vendor për shkak se është në proces zgjedhor, nuk do të jetë në gjendje të përmbushë detyrën funksionale që i ngarkohet me ligj, pra pastrimin dhe mirëmbajtjen e plazheve.

Në të njëjtën kohë, një nga masat e marra e cila i takon Ministrisë së Brendshme është që në pikat e kalimit kufitar, sidomos në pikën e Morinës ku kalojnë vizitorët nga Kosova, të cilët nuk do të duhet të presin më në rradhë të gjata, duke u kontrolluar dy herë, pra në të dy anët e kufirit, tani do të kalojnë vetëm një kontroll, ajo e Shqipërisë në hyrje dhe në dalje ajo e Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë ka marrë masat për vendosjen e 22 ambulancave në plazhe përgjatë sezonit veror dhe ‎jo me larg se ditën e diel, në Vlorë, me Kryeministrin dhe Ministrin e Shëndetësisë do ta bëjmë publike këtë nismë.

Ministria e Transportit, përmes një urdhri të brendshëm, ka definuar qartë portet dhe kalatat për ankorimin e anijeve të turistëve dhe krocierave që ka qenë një problem në vite.

Po kështu, Ministria e Transportit po punon për sinjalistikën e arterieve të qarkullimit turistik, pra rrugët që të çojnë drejt destinacioneve turistike. Ndërkohë, dy agjencitë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit, po punojnë në bashkëpunim për pajisjen me sinjalistikën e duhur të destinacioneve turistike kulturore dhe historike. 37% e turistëve në botë janë turistë kulturorë dhe historikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?