Pastrimi i plazheve, Inspektoriati i Mjedisit: Fluksi i papërballueshëm
Inspektoriati i Mjedisit në Lezhë ngre shqetësimin për mospërballimin e fluksit të pushuesve në Shëngjin e Tale, për të mbajtur pastër bregdetin. ekspertët thonë se në pikun e sezonit, puna është më e madhe dhe pavarësisht angazhimit, ka ende nevojë për të përmirësuar situatën nga ndotja.
Ndonëse firmat përkatëse sëbashku me punonjësit e Njesive Administrative ndërhyjnë çdo ditë për largimin e mbeturinave në zonat turistike, fluksi i lartë i pushuesve sidomos gjatë fundjaves bën që kjo situatë të mos përballohet.
I pyetur për situaten e mbetjeve urbane në zonat turistike, kryeinspektori i Mjedisit në Lezhë Ferdinand Ndoj tha se pavarësisht përmirësimit, duhet më teper punë në zonat bregdetare te Shengjinit dhe Tales.
Ferdinand NDOJ Kryeinspektor i Mjedisit Lezhe: Shifet lagja e asfaltit,s hihet që shtohen edhe makinat, gjithë natën funksionon pastrimi, por nuk përballohet në mënyrë perfekte. Shikohet që ka një përmirësim të dukshëm përsa i përket Shëngjinit. Edhe Tala ka një fluks jo sa Shëngjini , ka një përmirësim të dukshëm, por nuk do të thotë se gjithcka është e shkëlqyer.
Ndonëse jemi në periudhën e pikut të pushuesve në bregdet, Inspektoriati i Mjedisit në Lezhë ka bërë të ditur se do të ketë monitorim të rreptë gjatë gjithë sezonit turistik dhe në asnjë moment nuk do të tolerohet ndotja në plazhe.

