Pastrimi i Policisë, hapet gara për Komisionin e “Gjyqtarëve”

Deri më 5 maj, 13 mijë punjonjësit e Policisë së Shtetit, duhet të kenë dorëzuar 3 formularët në kuadër të Vettingut. Formularët e plotësuar nga të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, do të shqyrtohen nga një Komision i Jashtëm, i quajtur Komisioni i Vlerësimit Kalimtar dhe Periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës dhe Shërbimit të Ankesave, SHÇBA.

Ministria e Brendshme ka ngritur një bord, për përzgjedhjen e anëtarëve të këtij Komisioni dhe të Sekretariatit Teknik. Bordi i Përzgjedhjes njoftoi këtë të premte hapjen e garës për pesë vende të lira për Komisionin e Jashtëm të Vettingut dhe 15 për Sekretariatin Teknik.

Për anëtarë të Komisionit mund të aplikojnë personat që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare, kanë 10 vite përvojë në profesion, nuk janë angazhuar në funksione drejtuese në parti politike në tre vitet e fundit, nuk janë të dënuar apo nuk janë në proces hetimi, nuk janë subjekt i Vettingut në Drejtësi, nuk kanë marrë masë disiplinore dhe nuk ka qenë bashkëpuntor i ish-sigurimit të shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Sekretariatin Teknik kërkohet një përvojë pune 5-vjeçare dhe kriteret e lartpërmendura. Afati për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara për personat e interesuar për t’u bërë pjesë e Komisionit është 15 ditë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në komisionet e Vettingut ka vende të lira pune. Ja ku të aplikoni

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?