Pastrimi i Tiranës, qytetarët i përgjigjen thirrjes së Veliajt (FOTO)

 

Ka nisur sot që në orët e para të ditës aksioni i madh i pastrimit të Tiranës. Mijëra qytetarë, përfaqësues të shoqërisë civile, aktivist të çështjeve ambientalistë, i janë përgjigjur sot thirrjes së Bashkisë së Tiranës për të pastruar qytetin në një ditë. Të orientuar edhe nga përfaqësuesit e njësive administrative, banorët të pajisur me qese dhe me dorashka janë organizuar duke u kujdesur që të pastrojnë lagjet e tyre.

Rëndësi i është kushtuar kryesisht zonave më publike, siç janë shkollat, kopshtet, çerdhet, ambientet relaksuese, rrugët kryesore. Ndërkohë që në ndihmë të tyre kanë qenë edhe ndërmarrjet e bashkisë si dhe forcat e ushtrisë të cilat janë angazhuar kryesisht në largimin e mbetjeve inerte.

Ndërkohë që pjesë e këtij aksioni është bërë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili fillimisht ka marrë pjesë në operacionin që po zhvillohet në zonën e Farkës, pranë kopshtit zoologjik.   

SHKARKO APP