Pastrohet bregu i lumit në urën e Goricës, Sinaj: Nuk ka më përmbytje

Sa herë që prurjet e Lumit Osum shtoheshin dhe vërshonin jashtë shtratit, banesat e para të lagjes Goricë, por edhe pedonalja rrezikoheshin nga përmbytja. Prej tre javësh punë, kryetari i Bashkisë Berat, ka marrë masat e duhura duke pastruar krejtësisht mbetjet dhe në rast reshjesh intensive uji të rrjedhë brenda shtratit të lumit.

“Me këtë lloj pastrimi ne kemi bindjen, sipas edhe specialistëve tanë që rritet kapaciteti i përçuarjes së ujit poshtë urës së Goricës dhe duke rritur vëllimin e kalimit të ujit në këtë segment nuk do të kemi përmbytje”,-tha Sinaj.

Sipas kryetarit të bashkisë, pastrimi do të vijojë dhe në pjesën tjetër të shtrirjes së lumit, në ato zona ku nuk është ndërhyrë prej vitesh dhe mbetjet kanë krijuar ishull në mes të lumit.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Po presim që një projekt i hartuar para disa kohësh të bëhet realitet, për rehabilitimin përfundimtar të lumit Osum por gjithashtu të ketë siguri për të gjithë bizneset që janë në pedonale dhe që përmbyten nga shtimi i sasisë së mbetjeve në këtë segment”,-shtoi më tej kryebashkiaku i Beratit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër ai premtoi se zona e përfituar nga ky pastrim do të kthehet shumë shpejt në një vend agërtimi për fëmijët e lagjeve muzeale ‘Mangalem” dhe “Goricë”. /Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?