Pastrohuni nga ata që kanë kryer krime çnjerëzore

 

 

Ish burgu famkeq i Spaçit në Mirditë ka shërbyer si emblema e perkujtimit në vigjilje të 25-vjetorit të rënies së komunizmit. Duke marrë shkas nga kjo ditë, Presidenti i Republikes Bujar Nishani, i shoqëeuar edhe nga ish të burgosur dhe të përndjekur politik kanë zhvilluar një vizitë, e cila në fakt është perdorur nga institucioni i presidentit për dekorimin e ish të burgosurve që sot nuk jetojnë më.

Në fjalimin e tij para të pranishmeve, kreu i shtetit Bujar Nishani ka deklaruar se ende nuk është kërkuar falje për krimet e komunizmit edhe pse ato janë falur nga ata që i vuajten. Nga Spaci, Presidenti tha se duhet kumtuar për drejtësi, gjetjen e viktimave të zhdukura, hapja e dosjeve, pastrimin e shoqërise dhe politikes nga kriminelet e dikuershem dhe veglat e tyre si dhe dënimin ligjërisht dhe sidomos moralisht të shkatarëve të këtyre vuajtjeve dhe jo ngjalljen  e tyre.

Nishani: Le të bërtasim deri në kupë të qiellit për drejtësi, gjetjen e eshtrave të të pushkatuarve, hapjen e dosjeve, pastrimi njëherë e përgjithmonë të shoqërisë dhe sidomos politikës tonë nga kriminelët e dikurshëm dhe veglat e tyre. Dënimi ligjërisht dhe sidomos moralisht të kriminelëve gjakatarë shkaktarë të gjithë këtyre vuajtjeve të parrëfyeshme dhe jo rilindjen dhe ringjalljen e simboleve të urryera diktature.

Per presidentin  Nishani duhet vijuar për ta kthyer Spaçin me muzeun e memories, vend peligrinazhi dhe pjesë e kurikulave shkollore, kjo si nje menyrë që e keqja jo thjesht të mos harrohet, por që të mos perseritet kurrë më.

Gjatë kësaj vizite u zhvillua edhe një ceremoni dekorimi për ish-të burgosuri politik qe nuk jetojme më si Pal Zefi, Dervish Bejko, Skender Daja, Hajri Pashaj, Mershim Vlashaj dhe Xhelal Oprenca.

SHKARKO APP