Pastruan 1 milion euro, 5 shtetas përfundojnë në polici

Krimi ekonomik dhe prokuroria e Tiranës po procedojnë penalisht 5 shtetas për pastrim parash

Shtetasit e proceduar janë nga Durrësi e Tirana e Kavaja dhe flitet për pastrim parash në vlerën e 1 milionë eurove.

Nga hetimet paraprake janë sekuestruar pajisjet që shërbejnë për transaksione me monedhën virtuale bitcoin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këta shtetas dyshohet se kanë sjellë nga jashtë vendit 1 milion euro duke hapur biznese fiktive me objekt transaksione elektronike me bitcoin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Janë bllokuar në cilësinë e provës materiale veç pajisjeve për transaksione të bitcoin dhe 250 mijë euro të cilat nuk janë deklaruar në Aeroportin Nënë Tereza.

Paratë jane futur në Shqipëri nga shtetas izraelitë cash duke shmangur sistemin bankar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?