Pastruesja i vodhi 120 mijë euro në banesë, merret në pyetje Alda Klosi
Grupi hetimor ka ushtruar kontrolle në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi, ku “falë” vjedhjes nga pastruesja, iu zbuluan 120 mijë euro.
Ajo është marrë në pyetje sot, ku i ka qëndruar deklaratës së saj se 410 mijë eurot e gjendura në tubin aspitratorit të pastrueses Rozeta Dobit, nuk janë të sajat.
Pronari i këtyre 440 mijë eurove janë ende pa zot, pasi Rozeta Dobi ka zgjedhur të mos flasë në gjykatë, por vetëm në polici në deklaratën e parë ka pranuar se 120 mijë euro, përfshirë në këtë vlerë edhe bizhuteritë, i ka marrë në shtëpinë e Alda Klosit pasi e kishte inat.