Pasuria “djeg” gjyqtaren Flutura Skënderi, shkarkohet nga KPK

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Apelit, Flutura Skënderi.

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës u përball të martën me probleme të pasurisë si dhe me dyshime për konflikt interesi në shqyrtimin e dy çështjeve gjatë seancës dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Flutura Skënderi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Një vit më vonë ajo është emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë, ku edhe e ushtron aktualisht funksionin e gjyqtares.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi pasaktësi në deklarimet periodike vjetore të gjyqtares Flutura Skënderi lidhur me të ardhurat dhe shpenzimet ndër vite si dhe pamundësi financiare për kryerjen e investimeve të deklaruara.

SHKARKO APP