Pasuria e tronditëse e Tony Blair, 60 milionë stërlina dhe 10 shtëpi

 

Gazeta britanike “The Telegraph” thellon investigimin e saj për aktivitetin e ish-kryeministrit Tony Blair. Së fundmi ajo shkruan për pasurinë që zotëron Blair, njëkohësisht edhe këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Sipas gazetës pasuria e Blair vlerësohet të jetë sa trefishi i shumës që ai ka deklaruar. “The Telegraph” thotë se pasuria e Blair llogaritet në 60 milionë paund dhe 10 shtëpi. Gazeta evidenton të gjitha shtëpitë që janë në pronësi të ish-kryeministrit, bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. Ato ndodhen kryesisht në zona të shtrenjta. Vetëm bashkëshortja Cherie Blair dhe i biri Euan kanë 24 apartamente të dhënë me qera.

Më tej në investigimin e “The Telegraph” analizohen fitimet e “Tony Blair Associates”, kompania në pronësi të Blair. Një detaj intersant i nënvizuar është fakti që një fjalim i Blair paguhet në 200 mijë paund. Si këshilltar i JP Morgan dhe Lloyds Bank, Tony Blair përfiton 2 milionë paund në vit. “Tony Blair Associates”, ka në përbërje Ëindrush Ventures dhe Firerush Ventures, të regjistruara në Angli dhe Uells, por që paguajnë rregullisht taksat shkruan “The Telegraph”. Kohët e fundit Blair ka qenë në qendër të kritikave për aktivitetin e tij këshillues për shumë qeveri dhe politikanë në botë, aktivitet që krijonte konflikt interesi me misionin 8-vjecar të tij si i dërguar i Kuartetit për paqen në Lindjen e Mesme.

Blair është gjithashtu këshilltar i kryeministrit Rama, një shërbim që është thënë se kryehet falas edhe pse shpesh herë në media janë ngritur dyshime për këtë. Kompania ligjore e bashkëshortes së Tony Blair, është emëruar për të vepruar për llogari të Shqipërisë në cështjen e arbitrazhit ndërkombëtar, ku qeverisë shqiptare i kërkohen 250 milionë paund dëmshpërblim për prishjen e një koncesioni për vendosjen e skanerave në dogana./The Telegraph

SHKARKO APP