Pasuritë që iu sekuestruan Klement Balilit
Në nëntor të vitit 2017, pasuritë e Klement Balilit u vendosën nën sekuestro preventive.
Nën sekuestro u vendosën troje, biznese dhe apartamente që rezultojnë në emër të familjes Balili në Sarandë.
Një prej objekteve më të njohura, që Balilit iu sekuestrua ishte edhe komplesi Santa Quaranta në Sarandë.
Përveç hotelit, Balilit iu sekuestruan 36 apartamente e njësi shërbimi, me rreth 2.178 m2 sipërfaqe si dhe 28,690 m2 truall.
“Këto pasuri të sekuestruara do të administrohen dhe përdoren nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Grupi ‘Balili’ është një nga grupet kryesore të skeduara nga Policia e Shtetit në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’, që ka për objekt edhe goditjen e pasurive apo aseteve me burim kriminal. E në këtë kuadër, hetimet po vijojnë me intensitet”, sqaronte Policia e Shtetit në komunikatën e saj.
Dyshohet se kjo pasuri dhe të tjera, në pronësi të 44 vjeçarit nga Saranda janë vënë me para të ardhura nga aktiviteti kriminal.
KOHA JONË SONDAZH

