Patos/Vrasësi i të rinjve, gardian burgu. Telefonoi dhe mori leje në punë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e poliklinikës së Patosit, ku si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën dy të rinj. Viktimat janë Elis Kapaj 22-vjeç, banues në Kashisht, i cili vdiq në vend e ndërsa Manol Rrapaj 26-vjeç, banues në Kuqa ndërroi jetë në spital. Mësohet se autori i ngjarjes është Martin Skëndaj. Me profesion polic në grupin e shoqërimit në burgun e Fierit, mësohet se ai kishte telefonuar dhe kishte kërkuar leje nga puna, pasi siç ka thënë ishte sëmurë se kishte thyer krahun. Thuhet se autori njërin nga viktimat e kishte bashkëfshatar. Policia mundi ta ndalonte autorin në fjalë, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

SHKARKO APP