Patozi: Fjala e lirë nuk do të cenohet, media nuk do ta përfillë represionin!

Në protestën e gazetareve merrte pjesë edhe ish-nënkryetar i PD Astrit Patozi, i cili theksoi në fjalën e tij për SYRI.TV se “Qeveria është në emergjencë për tërmetin, nuk është për fjalën e lirë”.

“Ky projektligj është gjëja më e keqe që mund të vinte në këtë ditë, është përpjekje e qartë e një qeverie për të kontrolluar të tjerët, shtypin. Lajmi i mirë këtu është se çfarëdo që të ndodhë sot në Parlament, sado ta kenë riparuar ligjin, është se fjala e lirë nuk do të cenohet për meritë të shtypit vetë që nuk do ta përfillë represionin që mund të shkaktojë ky ligj.

Gazetari: A ke një mesazh për zotin Rama për sot?

Swiss Digital Desktop Reklama

Patozi: I vetmi mesazh që mund të kisha për zotin Rama është që gjëja më e paktë që mund të bënte është ta shtynte, që t’i jepte kohë debatit për këtë ligj edhe nga pala e cenuar e të bënte një ligj normal. Qeveria është në emergjencë për tërmetin, nuk është për fjalën e lirë. Sot nëse do të kishte emergjencë, do të ishte reforma zgjedhore, gjykata kushtetuese, por jo ky ligj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?