Patozi: Ku ndahem dhe bashkohem me Bashën

Astrit Patozi është i bindur që propozimi i opozitës për ngritjen e një strukture esktraparlamentare për Reformën Zgjedhore, jo vetëm që nuk synon zgjidhjen e krizës, por aq më pak të ketë edhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtar.

“S’është formulë e arsyeshme dhe Partia Demokratike ka pasur për qëllim të kalojë lumin sesa të propozojë diçka që ka përmbajtje, sepse ti s’mundesh që pasi e ngre flamurin e sovranisitit vjen dhe thua hajde ta zgjidhim bashkë dhe ata s’kanë arsye pse të bëhen palë, duhet ta zgjidhim ne”.

E vetmja mënyrë për të kthyer vendin në binarët kushtetues, thotë se janë zgjedhjet e parakohshme, si dhe një reformë e thellë politike, përfshi edhe atë elektorale, pikë që i bashkon me Lulzim Bashën. E nëse ky qëllim arrihet, nuk përjashton asnjë mundësi bashkëpunimi me Partinë Demokratike pas thirrjeve për hapje të opozitës nga Lulzim Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse ka një pazar qoftë edhe në distancë apo i panegociuar mes PD e PS, është për ruajtjen e sistemit. Kanë dhënë shenja që s’duan ta ndryshojnë se Qeveria është komforte dhe Basha mendon se mund të ushtrojë të njëjtat privilegje. Zgjidhja në Shqipëri janë zgjedhjet e parakohshme pas një reforme të thellë zgjedhore që nuk është vetëm ndryshim sistemi. Ne jemi gati t’i bashkohemi çdo aksioni opozitar që kërkon zgjidhjen tek zgjedhjet e parakohshme pas një reforme të thellë kushtetuese ku përfshihet edhe reforma zgjedhore dhe nuk paragjykojmë askënd, në të kundërt nuk bëhemi pjesë se i bie të jemi farsë politike”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Krejt ndryshe e lexon draft-opinionin e Komisionit të Venecias, të cilin më shumë sesa shenjëstrim për Presidentin Meta e sheh si konstatim të aksionit opozitar pas djegies së mandateve të deputetëve.

“Opinion që shkon përtej shkarkimit të Presidentit. Është dokument që i jep përgjigje shumë pikëpyetjeve por mbi të gjitha e konsideron gabim fatal djegien e mandateve dhe mospjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje, dhe ka më tepër peshë për këtë sesa e shkeli apo jo Kushtetutën Presidenti”.

Astrit Patozi i druhet një marrvëshje të fshehtë Basha- Rama për Reformën Zgjedhore, ndaj dhe thotë se prioritet i këtij procesi duhet të jetë jo vetëm ndryshimi i sistemit apo listat e hapura, por edhe ndryshimi i ligjit për partitë politike.

Tv Klan

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?