Patozi: PD të pranojë realitetin dhe të ndahet në dy pjesë
Në 11 dhjetor do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së që Sali Berisha e kërkon por, Astrit Patozi, ish-koordinator i Bindjes Demokratike, thotë se PD-ja duhet patjetër që të pranojë realitetin dhe të ndahet në dy pjesë.
“Mendoj se Partia Demokratike ka për të shpëtuar nga ndarja e saj dhe nuk duhet ta marrë si gjë dramatike këtë ndarje. Por, kam frikë se PD-ja do të refuzojë të ndahet dhe do të vazhdojë të zvarritet. Gjysma e PD-së që do të mblidhet për të mbajtur Kuvendin nuk do të legjitimohet nga pjesa tjetër, nga ajo që ka “vulën”, nga partia zyrtare. Kjo zvarritje, sa më shumë të zgjasë, aq më keq do të jetë për PD-në. Kjo do të jetë në dëm të Foltores dhe do të përfitojnë në fund vulëmbajtësit e partisë”, tha Patozi.