Patozi: Rikthimi i Berishës në krye të PD-së i shërben atij, por jo PD-së
Pasi Lulzim Basha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së, Astrit Patozi thotë se dilema është te pala tjetër, çfarë do bëjë Foltorja e Sali Berishës.
“Basha bëri mirë që iku, por e la litarin jashtë. Është tërheqje taktike, i ka kaluar barrën e përgjegjësisë tek Sali Berisha. Lulzim Basha dha dorëheqjen kur nuk i mbeti më asnjë centimetër kub oksigjen.
Basha është në drejtën e tij të vazhdojë karrierën politike, por ka humbur shancet për të qenë drejtues i PD-së. Dilema është te pala tjetër, çfarë do bëjë foltorja?
Janë mbajtur me idenë se Basha ka penguar ringrintjen e PD-së. Berisha duhet të ndajë mendjen tani. Rikthimi i Berishës në krye të PD-së i shërben vetëm Berishës por jo PD-së. Puna nuk është të fitojë Berisha brenda PD-së, por të fitojë PD kundër Ramës”.