Patozi thirrje qytetarëve: Mos qëndroni në shtëpi, votoni
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë më 25 prill.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai thekson se zgjedhjet nuk janë një ndeshje futbolli, por shumë serioze, ku gabimi kushton të paktën 4 vjet.
“Ti nuk e ke luksin të qëndrosh në shtëpi. Voto me zemër, por duke vënë në punë arsyen. Zgjedhjet nuk janë një ndeshje futbolli, për të cilën emocionet zgjasin vetëm 90 minuta. Ato janë një lojë shumë serioze, ku gabimi kushton të paktën 4 vjet. Sado i mërzitur të jesh me kënetën politike, nuk e ke luksin të qëndrosh të shtëpi. Ti nuk mund t’ua dorëzosh të ardhmen e familjes tënde atyre, që do të gëzohen nga mungesa jote në zgjedhje”.